Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë me Manchester United kundër Newcastle United më 11 shtator, me largimin e tij nga Serie A që ende është i freskët dhe ka kritika të vazhdueshme për kohën e tij sa ishte në Juventus.

Alessio Tacchinardi dhe Sergio Brio janë ish dy lojtarë të cilët luajtën me Juventusin, ata tani kanë qenë shumë kritika për sjelljet e Ronaldos te Bardhezinjtë gjatë tri viteve sa ai ishte në Torino.

“Juventusi meritoi më shumë respekt, nuk kam pritur që Ronaldo ta merrte kaq të lehtë largimin nga klubi”, deklaroi Brio, transmeton GazetaExpress.

“Ai nuk u tregua i mirë me ta”. “Për Zotin, Cristiano vazhdon të jetë një lojtar i madhe dhe profesionit i madh, por lamtumira e tij duhej të ishte bërë në mënyrë ndryshe dhe me fjalë të tjera”.

Tacchinardi po ashtu mendon që Ronaldo nuk ishte totalisht i drejt me mënyrën se si e orkestroi largimin nga Juventusi. “Largimi i tij do të duhej të ishte ndryshe, ai nuk është dashur të largohet me avionin e tij privat derisa Allegri fliste për ndeshjen e tyre kundër Empolit”, shtoi Tacchinardi.

“Ai është dashur të pres për një konferencë për shtyp dhe t’ju thotë lamtumirë tifozëve, stafit të Juventusit të cilët e trajtuan atë shumë mirë dhe duan diçka më shumë”.

“Fakti që ai u largua dhe tha që ai dëshiron të shkojë në një vend ku ndodhet si në shtëpi të tij nuk i jep atij një imazh të mirë. Ai nuk ka luajtur vetëm për fanellën që ka veshur, por po ashtu për të rritur vlerën ndërkombëtare të tij dhe këtu nuk përfshihet shpëtimi nga disa njerëz”.

“Ai e vendosi Juventusin në një pozitë të vështirë duke u larguar vetëm pak ditë para se të mbyllej afati i transferëve: ta zëvendësosh një makinë golash për një kohë kaq të shkurtër është pothuajse e pamundshme”.