Kryetarja e re e Kuvendit Lindita Nikolla ka treguar për mediat emocionet e para pas marrjes së këtij posti nga kryeministri Edi Rama. Nikolla deklaroi se është e përgatitur për këtë detyrë për të bërë më të mirën e mundshme për një debat jetik për të mirën e qytetarëve.
“Jam e përgatitur. Jemi të përgatitur për të bërë më të mirën e mundshme për një debat jetik. Është një emocion i veçantë. Kam të gjithë përgjegjshmërinë maksimale për ta përmbushur besimin që më është dhënë. Besoj do të jetë një moment kur besimi do përkthehet në përgjegjshmëri”, tha Nikolla.