Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësia kalimtare, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë. Sipas MeteoAlb zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.