Sali Berisha ka reaguar në televizionin e të birit pas përjashtimit nga PD, nga ana e Lulzim Bashës. Ai ka thënë se me këtë vendim Basha ka asgjesuar Partinë Demokratike. Sipas Berishës, vendimi i Bashës është jashtë çdo ligi e norme. Për Berishën, ai që duhej të largohej ishte Basha, jo Berisha.
“Ai është kërcënuar që të bëjë gjëmën Partisë Demokratike. PD ka dorëzuar për shkak të Edi Ramës dhe Sorosit sovranitetin e saj. Berisha që ditën e parë ka ndjekur vetëm një qëllim. Kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk i kam kërkuar kurrë ndihmë kryetarit. Ia kam bërë të qartë. Ndihma më e madhe ka qenë që të kërkonte transparencë. Nuk kam kërkuar ndihmë përveç transparencës. Kam zgjedhur këtë qëndrim timin. Dhe as nuk do i kërkoj kujt ndonjëherë. Kanë kërcënuar me çdo gjë. Do qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe PD. Nesër do shkoj në parlament pa diskutim. Nuk ka asnjë lloj diskutimi. Në veprimin e tij, kryetari i PD shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët shqiptarë. Në kulmin e izolimit dhe rrethimit. Kanë vendosur parimin e interesit kombëtar.
Sot Basha nën presionin e madh të lobimit korruptim, Rama-Soros shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit kombëtar deri sot. Besoj se momenti nuk është për t’u futur në këto diskutime. Nuk është PD e Sorosit, është Shqipëria në një shkallë të caktuar Republika e Sorosit. Kjo nuk do të thotë që shqiptarët të mos ngrihen në ndërgjegjen e tyre kombëtare. Unë besoj që këto që të thashë, për një gjë të siguroj që Berisha do bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së të cilin sot Basha mund të kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte në këtë mënyrë”, tha Berisha.