Këshilli Bashkiak zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës, ku miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social, që kanë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës.

41 familje të tjera të kryeqytetit do të kenë mundësi që me vendimin e sotëm të mund të marrin një bonus për përballimin e qerasë së shtëpive. Bonusi i Strehimit është një nga format e trajtimit me strehim për familjet në nevojë, në bazë të sëcilit subvencionohet një pjesë e konsiderueshme e qirasë së banesës, për familjet të cilat jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme për ta përballuar atë. Çdo aplikues i interesuar i cili përmbush kriteret për aplikim sipas akteve ligjore në fuqi duhet të drejtohet pranë njësisë vendore ku figuron të jetë i regjistruar për të plotësuar formularin e strehimit për Bonus Qiraje.