Lamtumira e Lionel Messit, Superliga Europiane dhe skenarët e paimagjinueshëm të merkatos. Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, flet pas muajve të vrullshëm që e kanë përfshirë klubin blaugrana.

Nuk është një periudhë shumë e thjeshtë, ajo e përjetuar nga katalanasit, duke luftuar me një revolucion teknik pas lamtumirës së yllit argjentinasit, liderit të padiskutueshëm dhe ikonës së ekipit në të gjithë botën.

Pasi u zgjodh president, Laporta thotë se ishte shumë pranë kthimit të Neymar te Barcelonë, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike: “Ne ishim pranë nënshkrimit me Neymar. Ai na kontaktoi dhe donte të vinte, ishte i etur për t’u kthyer. Ne e interpretuam ‘Fair Play Financiar’ të La Liga në një mënyrë tjetër asoskohe dhe nisëm negociatat me brazilianin. Nëse do ta kishim interpretuar në mënyrën aktuale, nuk do t’i kishim bërë asnjë ofertë”.