Pas rikthimit të Partisë Demokratike në Kuvend, mesa duket, pavarësisht legjistlaturës së re, avazi i tyre mbetet i vjetër. PD ka bllokuar foltoren e Parlamentit, shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit me pretekstin që kryeministri Rama nuk është në sallë. Nga ana tjetër kryeministri lajmëroi se ndodhet në një takim të rëndësishëm pune dhe se do të rikthehet sërish në sallë. Por, pavarësisht kësaj PD nuk heq dorë nga zakoni i vjetër dhe vazhdon bllokimin e seancës duke dhënë një panoramë të shëmtuar për gjithë shqiptarët.
Asnjë nen i rregullores së Kuvendit nuk e detyron kryeministrin të jetë i pranishëm veçse e kërkon opozita. Halli i opozitës nuk është se nuk është kryeministri, por se nuk dinë çfarë të thonë dhe vazhdojnë me avazin e vjetër të bllokimit dhe dhënien shfaqjeve të shëmuara për gjithë shqiptarët