Drita, njerëz e muzikë. Një natë magjike ajo e të shtunës në Kopenhagen, ku u zhvillua një koncert ‘rock’ me mbi 50 mijë të ftuar. Kjo shënon dhe ngjarjen e parë në Evropë në të tilla përmasa, që nga fillimi i pandemisë. Stadiumi ku zhvillohej koncerti, ishte i tejmbushur nga prania e njerëzve, që shijuan performancat e The Minds. Koncerti vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet njoftuan lehtësim të masave anti-COVID. Për të marrë pjesë në ngjarje të kësaj natyre, qytetarët në Danimarkë, duhet të pajisen me certifikatën anti-COVID, që vërteton se një person është i vaksinuar.

Mediat lokale e kanë cilësuar ngjarjen si “historike”, për faktin se është e para në Evropë e këtij lloji që organizohet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. “Në ajër ka pasur magji, e duart rrëqetheshin”, ka shkruar e përditshmja Extra Bladet, duke iu referuar atmosferës euforike në koncert.