Kur e sheh në fushë, Robert Lewandowski frymëzon besim në zemrat e tifozëve dhe frikë te kundërshtarët. Ka vetëm një pjesë të vogël të lojtarëve sulmues që janë në gjendje të kombinojnë aq shumë talente dhe aftësi si numri 9 i Bayern Munchen.
Inteligjenca dhe vendimmarrja e shpejtë e Lewandowski kanë shërbyer për ta mbajtur para të gjithëve, duke kërkuar mundësi shënimi në çdo top që i vjen. Polaku shënoi 41 gola në Bundesligë sezonin e kaluar, duke fituar Këpucën e Artë në Gjermani dhe në Evropë.
Pikërisht ky trofe i është dhënë së fundmi Lewandowskit, i cili ka kujtuar dëmtimin e vitit të kaluar dhe në atë kohë mendoi se ishte e pamundur arritja e një rekordi të tillë. Lewa theu rekordin e të ndjerit Gerd Muller, që kishte shënuar 40 gola në një sezon. Ndonëse në moshën 33 vjeçare, ritmi i golave të sulmuesit polak nuk është ndalur.
Dhe ai ka një batutë për këtë: “Jam si një verë e mirë dhe shpresoj të përmirësohem akoma më shumë.” Dhe në fund shpreh besnikërinë e tij, duke hedhur poshtë largimin nga Bayern Munchen, duke respektuar edhe për 2 vjet të tjera kontratën.