Polonia – Anglia është njëra prej ndeshjeve kryesore sonte në kualifikime për Botërorin 2022 që mbahet në Katar Në Varshavë të Polonisë sonte luhet ndeshja kryesor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, Katar 2022. Anglia, e cila nga 5 ndeshje ka fituar të pestat vazhdon të jetë e para në grupin I duke pësuar vetëm një gol dhe shënuar 17 të tjerë.
Polonia në anën tjetër është në vendin e dytë me 11 pikë, dy më shumë se Shqipëria që sonte ka punë më të lehtë dhe ndeshet kundër San Marinos. Southgate ka startuar me formacion 4-2-3-1 ku vijës së sulmit i prinë Sterling, Mount, Grealish dhe Harry Kane. Ndërkaq për Poloninë pa dyshim sulmit i prin Robert Lewandowski, që është edhe kapiten i skuadrës e që partner do ta këtë Buksan në formacionin 4-4-2 të trajnerit Paulo Sousa.