Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit politik të qarkut të Lezhës. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur 40 minuta. në këtë takim është prezantuar drejtuesi i ri i qarkut të Lezhës për PS, Blendi Klosi.
Të pranishëm në të takim ishte edhe sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, si dhe deputete socialistë të Lezhës Eduard Ndreca, Shpresa Marndoj dhe kryetaret e bashkive Pjerin Ndreu, Ndrec Dedaj dhe Majlinda Cara.
Ende nuk ka detaje lidhur me porositë që janë dhënë në atë takim. Në Asamblenë e PS, kryeministri Rama bëri ndryshime në drejtuesit e qarqeve , ku në Lezhë në vend të Nikollës vendosi Blendi Klosin.