Pak javë më parë, Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik, pas shumë kohësh që përflitej një krizë mes tyre në media. Ndërsa Mozzik vazhdon të qëndrojë i heshtur, Loredana herë pas here bën ndonjë deklaratë me postimet e saj.
Së fundmi, rep-artistja ka postuar një foto nga “The Simpsons”, ku i jep një mesazh vajzave.
“Bëni para dhe jo të dashur”, shkruan ajo duke nënkuptuar se nuk ia vlen të harxhojë kohën për të gjetur një partner, por po punon për të bërë para.