Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka sjellë një sërë përmbytjesh në Slloveni. Si pasojë e reshjeve rreth 500 ndërtesa janë mbuluar nga uji në Lubjanë.
Mediat bëjnë me dije se uji ka mbuluar rrugët dhe garazhet nëntokësore. Një sërë makinash janë shkatërruar, e ka pasur edhe prej atyre që kanë ngecur brenda tyre si rezultat i nivelit të madh të ujit.
Në Lubjanë ka rënë 88 litra për metër katrorë, që sipas përllogaritjeve është diçka që ndodh një herë në 250 vite.
Sipas meteorologut slloven Rok Nosan, në disa pjesë për pak orë ka rënë shi që për atë sasi do të nevojitej të kishte dy muaj reshje shiu.