Chelsea duket se është në kërkim të disa përforcimeve në mbrojtje.
Sipas SportMediaset, londinezët kanë vënë në shënjestër dy yjet e Inter-it pas sugjerimeve të Lukaku-t. Bëhet fjalë për Bastoni-n dhe Skriniar, dy pika të forta të projektit zikaltër që do të jetë e vështirë t’i merren kampionëve të Italisë. Të dy lojtarët kanë një vlerë 60 milionë euro në merkato.