Nga Edmond Arizaj/ Nëse do të fitosh Partinë Demokratike, dil përballë Berishës në elektorat.

Nëse do ta bësh tënden Partinë Demokratike, duhet të mposhtësh Berishën.

PD nuk do të të besojë kurrë, nëse vazhdon kryetar me proçedura.

Nëse do të jesh i pushtetshëm duhet t’ia fitosh pushtetin Berishës në terren.

Nuk mund PD të të ndjek pas nëse vijon e qan për përjashtimin e Berishës.

Berisha ishte fati dhe mallkimi yt, trego sa i zoti je të mos lutesh vetëm për fat.

Nëse nuk bind elektoratin tënd për vendimet e tua, si do i bindësh shqiptarët?!

Skenat teatrale në Parlament nuk të ndihmojnë të afrohesh me demokratët.

Nëse nuk u shemb idhullin demokratëve, ke për të qenë gjithmonë numri dy…

Mos harro, Rama u përball me Nanon kur ky i fundit ishte në zenitin e tij.

Ka ardhur koha të shohim sa vlen; përballë Berishës që po perëndon, i refuzuar nga USA, jo në krye prej vitesh, pa pushtet.

Nëse nuk mund as këtë të moshuar me probleme, si do u mbushësh mendjen demokratëve se do mundësh Ramën?!

Përballu!

Të bësh sikur Berisha nuk ekziston, mund të rezultojë e gabuar!