Një nga emrat që mbeti jashtë qeverisë Rama III është edhe emri i Pandeli Majkos. Ministria që ai drejtonte, ajo e Disporës u shkri dhe Rama nuk zgjodhi që ta përfshinte Majkon në asnjë pozicion tjetër.
Në emisionin “Opinion” këtë të enjte kryeministri Edi Rama u pyet nëse Majko mbeti jashtë qeverisë për shkak se abstenoi vendimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar. Por për kryeministrin ky vendim nuk ka lidhje fare me këtë. Blendi Fevziu: A mbeti Pandeli Majko jashtë qeverisë prej teatrit?
Edi Rama: Nuk ka lidhje fare. Teatri iku dhe do fillojë i riu.