Nga Alfred Peza
Unë jam ateist, por kur dëgjova se Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, për këtë falenderova Zotin! Kështu mund ta përkufizonte një filozof i njohur, aktin e Kryetarit të PD kundër “liderit historik”, vetëm pak orë përpara fillimit të punimeve të Parlamenti të ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në këtë mënyrë, historia e Pasardhësve të emëruar nga Paraardhësit, përsëritet në formën e një mallkimi në Shqipëri. Vendimi i parë që mori Ramiz Alia pas rënies së komunizmit, ishte ai i hapjes së rrugës për arrestimin e Nexhmije Hoxhës. Edhe Lulzim Basha sot pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e përjashtoi Sali Berishën nga partia që themeloi 30 vjet më parë e që ia kishte dhuruar atij vetë më 2013.