U nënshkrua sot në Tiranë, marrëveshja e huasë dhe garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të mbështetur Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Zëvendës Presidenti i Parë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jurgen Rigterink.
Denaj tha se “ky financim prej 70 milionë euro do t’i mundësojë OSHEE-së ndërtimin e stacionit të parë modern nëntokësor, likuiditetin e nevojshëm për operimin me efikasitet, si dhe për të kapërcyer pasojat e pandemisë”.
“BERZH vijon të jetë një partner i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe infrastrukturës”, theksoj Denaj.