Kosova regjistron 24 humbje jete dhe 1009 të infektuar në 24 orë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të v d e kj es. Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Në total numri i rasteve aktive është 22.223.