Drejtuesit e PSG-së kanë marrë yje të mëdhenj në merkaton e verës, duke krijuar një ekip ëndrrash për sezonin e ri, që sapo ka filluar. Me Messi, Neymar, Mbappe, Ramos, Hakimi, Donnarumma etj në përbërje, PSG është me siguri ekipi më konkurrues në Europë. Pra, parizienët konsiderohen si favoritët e mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve, megjithatë sheikët po përballen me telashe.

Kylian Mbappe nuk heq dorë dhe dëshiron të largohet nga skuadra e Ligue 1 me çdo kusht. PSG tashmë i ka ofruar sulmuesit 22-vjeçar një kontratë, sipas së cilës do të fitojë 45 milionë euro në vit deri më 2024, por gjithashtu e ka refuzuar. Sulmuesi francez dëshiron të transferohet te Real Madridi, ku mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, por PSG nuk po heq dorë.

Tani, përmes presidentit të Francës, Emanuel Macron, synohet ta bindin atë të qëndrojë. Macron i dërgoi disa mesazhe Mbappe dhe u përpoq të bindë francezin të refuzojë ofertat nga Madridi, në mënyrë që të qëndrojë te PSG.