Vetëm gjatë muajit gusht hynë në territorin shqiptar nga pika e Morinës, 1 865 000 shtetas nga Kosova. Lajmin e bëri të ditur sot në një prononcim për mediet komandanti i pikës kufitare së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, i cili foli lidhur me situatën e krijuar në kufi nga zbatimi i masave të reja antikovid.

Krasniqi tha se sot situata në pikën e kalimit kufitar të Morinës është më e qetë, krahasuar me ditët e tjera.Ai theksoi se në pikën kufitare të Vërmicës, pala kosovare ka rritur me 50% personalin për të përballuar fluksin e shtuar. Krasniqi tha se “janë të gjitha masat për menaxhimin e situatës, por sot nuk ka fluks siç ka pasur dje dhe pardje”.

“Sot është gjendja më e qëndrueshme. Është vendimi i qeverisë dhe ne jeni në gatishmëri dhe po zbatojmë ligjin dhe procedurat antikovid, por për shkak të kësaj ka radhë në kufi. Nuk është si ditët e kaluara. Gjendja është më e qëndrueshme. Ne për shkak të këtyre radhëve kemi rritur me 50% numrin e personelit të Vermicës, pika më e madhe kufitare me Shqipërinë, ku vetëm në gusht kanë kaluara 1 865 000 qytetarë. Shumica e shtetasve nga Kosova, duke qenë se shkolla nis në 13 shtator kanë gjetur kohë për të bërë plazh në Shqipëri. Ne po e menaxhojmë situatën në të gjitha pikat kufitare dhe po apelojmë vazhdimisht që të pajisen me dokumente e të mos na krijojnë radhë”, tha Krasniqi.