3100 shtetas shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë territorit të vendit kanë përfituar nga marrëveshjet dypalëshe, të lidhura në fushën e mbrojtjes shoqërore, me vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar 10 marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, duke siguruar mbrojtjen shoqërore për qytetarët shqiptarë që jetojnë në këto vende.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungari, Çeki, Gjermani Maqedoni e Veriut, Luksemburg, Bullgari, Austri, Turqi, Belgjikë.Ndërkohë është në proces me Holandën, Kroacinë, Rumaninë, Greqinë, Francën dhe Italinë.