Ministrja e re e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, njëkohësisht e zgjedhur si drejtuese politike e qarkut Shkodër, u shpreh sot e vlerësuar për këto dy përgjegjësi të reja.

“Përveç nderit e privilegjit për të shërbyer në qarkun dhe fushën time të ekspertizës këto dy përgjegjësi janë dy borxhe akoma më të mëdha ndaj qytetarëve për të qenë përfaqësuese e denjë e tyre”, tha Bilali.

Ajo shprehu besimin e palëkundur që “me rininë, gratë dhe burrat e 5 bashkive të qarkut Shkodër me të cilët ndajmë dëshirën për ta parë Shkodrën në majë nëpërmjet filozofisë ‘tan bashkë’ do t’i japim një shtysë të madhe qarkut”.

“Me sipërmarrjen, ku kam kaluar 8 vitet e fundit duke ndërvepruar me qindra biznese uroj të kemi arritje të njëpasnjëshme”, tha ajo.