Këtë të mërkurë është zhvilluar mbledhja e dytë e këshillit të Ministrave dhe ministri Çuçi ka bërë me dije se në këtë mbledhje u miratua marrëveshja e radhës mes programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Çuçi u shpreh se ‘Start 3’ është programi i tretë në radhë ku do të bashkohen disa donatorë, që së bashku me qeverinë shqiptare kanë krijuar një fond të përbashkët, që ka në fokus decentralizimin e pushtetit vendor dhe ndihmën e bashkive përmes donatorëve për modernizimin dhe shërbimet.
Çuçi: Sot miratuam në mbledhjen e radhës një marrëveshje të rëndësishme mes programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë, është një instrument që është përdorur me sukses që prej 2013 kur filluam të dizenjojmë dhe më pas të implementojnë reformën territoriale drejt pushtetit vendor. Ky është programi i treti në radhë, quhet ‘Start 3’. Bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në Shqipërisë, së bashku me qeverinë shqiptare kanë krijuar një fond të përbashkët. Fondatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra, së bashku me qeverinë dhe PNUD-in. Fondi do të shkojë për të modernizuar shërbimet në nivel lokal. Atë revolucion që bëmë me qeverisjen qendrore duam ta çojmë në qeverisjen vendore dhe një pjesë e fondit do të shkojë për këtë dhe do të ketë instrumente për matjen e performancës, që në bazë të performancës së çdo bashkie, atëherë edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike do të jetë duke u nisur nga niveli i performancës. Suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar, pasi kështu ka qenë edhe në dy marrëveshjet e para që kemi bërë më ketë instrument