Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. Me 79 vota pro dhe 4 vota kundër, në krye të Parlamentit është zgjedhur Lindita Nikolla, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë. Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme!
Porosia që Basha ju la më herët demokratëve u vu në zbatim, ata nuk votuan për Nikollën, por në shenjë proteste grisën fletën e votimit. Nga ana tjetër, ish Kryeministri Berisha pas betimit si deputet u largua pa marrë pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit. Ndryshe nga qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike, deputetët e LSI mbajtën një qëndrim ndryshe, ata votuan për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën.