“Publiku nuk e mban mend se nuk ka asgjë për t’u mbajtur mend, pasi nuk kalova në natën finale. Isha 14 vjeç. Qaja gjithë rrugës për në Shkodër. Mendoja se do e lija muzikën. Ishte një dëshmi që do dorëzohesha…” kështu nisi rrëfimin e saj sot këngëtarja Elhaida Dani për fillimet e saj në këngë.
Kujton spektaklin e talenteve të reja “Ethet e së premtes mbrëma” ku nuk mundi të kishte rezultatet e pritura, edhe pse tani falë nxitje së prindërve ka arritur majat me këngët e publikuara. E ftuar në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, Dani thotë se babai e kishte inkurajuar të mos linte asnjë përpjekje për të cilën më vonë mund të pendohej.
Elhaida Dani prezantoi sot në TV “Neës24” albumin e saj “Zanin” duke falenderuar bashkëpunëtorët Elgit Doda, Kledi Bahiti e Alban Kondi si edhe ndikimin e Arjola Xoxës në imazhin e klipeve të realizuara ku ajo shfaqet krejt ndryshe.