Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Angela Merkel pra mund të jetë në post deri për Krishtlindjd. Pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të arrinte kësisoj edhe rekordin e kohës në detyrë si kancelare duke etejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë. Kompetencat e pushtetit të kancelares pas zgjedhjeve; Pas zgjedhjeve Angela Merkel lejohet të vazhdojë përkohësisht ushtrimin e detyrave. Ndër këto detyra bën pjesë edhe çështje të personelit. Pra ajo – teorikisht – mund të emërojë ose të shkarkojë ministrat. Takimet e planifikuara për kancelaren gjithashtu duhet të realizohen. Sepse kaq shpejt nuk mund të krijohet qeveria e re. Ndaj me gjasë p.sh. Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në samitin e G20 në fund të tetorit në Romë. Dhuratat zyrtare i takojnë shtetit; Kancelarja nuk lejoeht që të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë kohës në këtë post t’i çojë në shtëpi. Kjo ndalohet nga ligji i ashtuquajtur i ministrave. Dhuratat ajo i ka marrë si kancelare dhe jo si personi Merkel. Ndaj të gjitha dhuratat inventarizohen dhe janë pronësi e shtetit. Po ashtu edhe tavolina e punë, karrikja dhe veprat e artit, që shteti ka vënë në dispozicion gjatë mandatit të saj, i mbeten shtetit. Por Angela Merkel lejohet që kabinetin e deritanishëm të vazhdojë ta përdorë, derisa të jetë zgjedhur kancelari apo kancelarja tjetër. Zgjedhja është detyrë e Bundestagut të ri që është zgjedhur, i cili me propozimin e presidentit zgjedhje pasuesin ose pasuesen e Merkelit. Parlamenti i ri; Bundestagu i ri i dalë nga zgjedhjet duhet që të mblidhet në seancën konstituuese më e vonta 30 ditë pas votimeve, Kjo është e parashikuar në nenin 39 të ligjit themelor. Sapo të shpallet rezultati përfundimtar zyrtar nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve dhe janë përcaktuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj, montuesit e administratës së Bundestagut fillojnë të montojnë rishtaz poltronët (ulëset) e deputetëve në sallën plenare. Bisedimet e koalicionit për krijimin e qeverisë; Kapitulli më i vështirë pas zgjedhjeve janë bisedimet për koalicion. Për këtë nuk ka një afat kohor të ëprcaktuar nga ligji. Pjesëmarrësit e dinë këtë dhe negociojnë çdo detaj për ndarjen e pushtetit. Në bisedime temat kanë të bëjnë me objektivat e partisë, personat për postet ministrore dhe marrëveshja e koalicionit. Bisedimet e koalicionit i hapin kandidatët kryesorë të partive, që kanë marrë votat më të shumta në zgjedhje. Në shumicën e rasteve kandidati kryesor është njëkohësisht edhe kandidati për kancelar, i cili ka të drejtë të përcaktojë se me cilat parti do të krijojë qeverinë. Bisedimet për koalicion shpesh zgjasin shumë, ndaj shumica e partive gjatë kongreseve të tyre i pyesin anëtarët, se për cilën parti janë dakord ta kenë partnere koalicioni. Mund të zgjasë me muaj derisa të krijohet një koalicion. Zgjedhja e kancelarit; Presidenti si përfaqësuesi më i lartë i Gjermanisë mbi bazën e raporteve të mazhorancës në parlamentin e ri propozon personin, që ka shanset më të mëdha për t’u mbështetur nga deputetët, për postin e kancelarit. Për këtë janë parashikuar deri në tre raunde votimesh në parlament./DW
Merkel në detyrë edhe pas zgjedhjeve
Plan për eliminim me zarf të zi që të anulohej televotimi/ Debate të forta...
Ka nisur me debate të forta këtë mbrëmje Big Brother, pas planit të organizuar nga disa banorë që të dilte dikush me zarf të...
Analiza e Reuters/ Dilema e Danimarkës për Groenlandën: Mbrojtja e një territori që po...
Jacob Gronholt-Pedersen dhe Stine Jacobsen*
Kur Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Marco Rubio të takojë javën e ardhshme homologët e tij danezë dhe groenlandezë, Danimarka...
Pasi mbushi takimin në Korçë, portali i Berishës sulmon Salianjin: Është protestues i Ramës...
Pasi ka mbushur sallën me demokratë në takimin e tij të radhës në Korçë këtë të shtunë, Ervin Salianji është sulmuar nga portali i...
E papritur! Stine kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk kam më arsye,...
Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Në nisje të spektaklit të kësaj të shtune, ai deklaroi se...
Protestat në rritje në Iran nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një rikthim të monarkisë
Mbështetësit e Reza Pahlavit, djalit të mërguar të shahut të rrëzuar të Iranit, po pretendojnë se turmat në rrugët e Iranit ishin një përgjigje...
Protesta të dhunshme dhe me dhjetëra të vdekur në Iran, reagon Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se iranianët “po e shohin lirinë”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë Iranin, duke...
“Në prill mbahet Samiti i IV-t i Diasporës”, Spiropali me Këshillin Koordinues: Fuqizim i...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe...
Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 11 janar 2026
Dashi
Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk priten aspak mosmarrëveshje. Beqaret nuk...
Deklarata e Shqipërisë për Iranin dhe vlera e të folurit pa doreza
Ndërsa protestat përhapen në të gjithë Iranin dhe autoritetet reagojnë me dhunë vdekjeprurëse dhe një bllokim total të internetit, ministrja e Jashtme e Shqipërisë...
Amerika do në NATO Kosovën! Diplomati: Është njohur zyrtarisht si zonë influence nga Trump
I ftuar në Euronews Albania, në emisionin Balkan Talks me Franko Egron, ishte profesori Enver Bytyçi, i cili tha se Shtetet e Bashkuara të...




















