Aventura e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Argjentinasi nuk arriti të lërë gjurmë në tri ndeshjet e luajtura, teksa së fundmi edhe pësoi një lëndim.

Në ndeshjen kampionale ndaj Lyonit, Messi u zëvendësua rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes. Ai mungoi ndaj Metz, kurse sot PSG konfirmoi se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Montpellier. Kurse është në dyshim të madh edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt që zhvillohet të martën.