Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”, Sandra Breka. Kreu i shtetit shkruan se i garantoi delegacionit se do të bëjë gjithçka për të fuqizuar demokracinë në Shqipëri si e vetmja rrugë që garanton integrimin e plotë në BE, duke sjelle dhe te qeshura te forta nga pjestaret e delegacionit te ketij Fondacioni. “Mirëprita sot në një takim të ngrohtë drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, znj.Sandra Breka dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Përgëzova kontributin e tyre për promovimin e paqes, stabilitetit dhe shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksova nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të së ardhmes europiane të popujve dhe qytetarëve tanë. I garantova se do të bëj gjithçka për promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në interes të paqes, sigurisë dhe begatisë të vendeve tona, si dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri, si e vetmja rrugë që do të garantojë integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Theksova gjithashtu rëndësinë e përqëndrimit në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit dhe as rivalizojnë proceset integruese”, shkruan Meta. Sa i përket përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Meta nuk ka bërë ende asnjë komenti mbi këtë vendim.