Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. “Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja”, tha ajo.
Spiropali dhe Konjufca diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat e përbashkëta. Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali siguroi se do të ndjekë me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë.