Greqia ka qenë gjithmonë avokate e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi në OKB kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Greqia ka qenë gjithmonë një avokate për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por të jem i sinqertë, pak është bërë në këtë drejtim”, theksoi ai.
”Përvoja e pandemisë së koronavirusit tregon se reagimi ynë kolektiv mund të jetë i suksesshëm dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe për klimën”, shtoi Mitsotakis.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri grek tha se ”ishte hera e parë që planeti u mblodh për të prodhuar me shpejtësi vaksina të ndryshme dhe të sigurta, të cilat Bashkimi Evropian i bleu dhe i shpërndau në mënyrë të drejtë në popullsisë së vet”.
”Greqia është e angazhuar për të menaxhuar në mënyrë efektive krizën klimatike”, shtoi ai duke vënë në dukje se vendi pagoi një çmim të madh me zjarret katastrofike të verës.
”Marrëdhëniet me Turqinë duhet të bazohen në të drejtën ndërkombëtare, por Greqia po përballet me një ‘casus belli’ të paligjshëm. Dallimet mbi zonat detare tashmë janë zgjidhur përmes marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, dhe kjo është dëshmi se zgjidhja është e mundur përmes ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.
“Greqia do të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane duke vazhduar të kërkojë fusha të bashkëpunimit me Turqinë, siç është kriza klimatike dhe migrimi”, theksoi Mitsotakis.