Moderatorja simpatike Lei Kraja ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë pas dite” të Fjodora Fjorës. Gjatë intervistës, Lei u ndal dhe te jeta private duke deklaruar se ruan raporte shumë të mira me ish të dashurin.

Ajo tha se dashuria mes tyre është kthyer në shoqëri, aq sa e ka ndihmuar t’i zgjedhë unazën të fejuarës së tij.
“Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”, u shpreh Lei.