Inter-Atalanta nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për arbitrin Fabio Maresca. Shumë kartonë, disa gabime dhe ndonjë asist i mirë nga ana e VAR. Për Corriere dello Sport prova e gjyqtarit napolitan ka qenë nën mestare, i penalizuar nga një qëndrim që nuk ka patur efekt te lojtarët, ka shkruar e përditshmja italiane.

Goli i Piccoli-t është anuluar me të drejtë, penalltia ka qenë e drejtë, por askush nuk e ka kuptuar që Maresca e kishte dhënë. Sipas La Gazzetta dello Sport, gjyqtari i ndeshjes ka bërë dy gabime: prekja me dorë e Skriniar jashtë zonës së rreptësisë nuk është goditje dënimi, sepse dora ka qenë e ngjitur me trupin: më pas një gabim për një goditje nga këndi.