Lionel Messi tha se fitorja e së martës ndaj Manchester City u dëshmua si një “natë perfekte”, pasi ai shënoi golin e parë për PSG në një triumf të madh të Ligës së Kampionëve. Duke luajtur në ndeshjen e tij të katërt me parizienët, që kur u bashkua me ta nga Barcelona kësaj vere, Messi shënoi golin e dytë te PSG, falë asistit të Kylian Mbappe, duke e ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 2-0 kundër Pep Guardiolës. Me këtë goli, Messi shënoi në edicionin e tij të 17-të radhazi të Ligës së Kampionëve, duke barazuar një rekord të vendosur nga Karim Benzema vetëm pak minuta më parë. Pas gjithë këtyre viteve, Messi vazhdon të arrijë lartësi të reja në Ligën e Kampionëve. Me golin e tij kundër Manchester City, ai tani ka shënuar në 17 sezone radhazi të Ligës së Kampionëve, duke iu bashkuar Benzema dhe Cristiano Ronaldos.
Benzema shënoi në pjesën e dytë kundër Sherifit të martën, por skuadra moldave realizoi vonë golin e dytë për ta tronditur Real Madridin 2-1 në “Bernabeu”. Messi, gjithashtu ka shënuar 27 gola në 35 paraqitje kundër ekipeve angleze në Ligën e Kampionëve, 15 më shumë se çdo lojtar tjetër në kompeticion. I mbrëmshmi ishte goli i 121-të i Messit në Ligën e Kampionëve, duke u pozicionuar 14 gola larg “pajës” së Ronaldos në Champions. Ishte gjithashtu një gol që e pa atë të vazhdonte të mundte ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola. Messi tani ka shënuar shtatë herë në pesë ndeshje kundër ish-trajnerit të Barcelonës.