Ambasadori i Gjermanisë në Kinë, Jan Hecker, i cili ishte një ish-këshilltar për politikën e jashtme i kancelares Angela Merkel, ka vdekur papritur, më pak se dy javë pasi mori postin e tij. Hecker, 54 vjeç, kishte paraqitur letrat kredenciale në Ministrinë e Jashtme të Kinës më 24 gusht, tha ambasada në Pekin për Reuters. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Hecker ishte shfaqur ‘i lumtur dhe në rregull’ kur organizoi një pritje për artistin gjerman Joseph Beuys në shtëpinë e tij në Pekin të premten e kaluar, tha një mysafir që kishte marrë pjesë në pritjen e organizuar. Hecker kishte mbërritur në Kinë më 1 gusht, tha ambasada, dhe si të gjithë të ardhurve do t’u kërkohej të kalonin kohë në karantinë, si një masë paraprake e koronavirusit.