Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kushdo që guxon të bëjë të kundërtën do të sanksionohet me zero tolerancë. Ndër të tjera, sqaroi se do të anulohen lejet për mbetjet e riciklueshme pasi nxjerrja e mbeturinave nga kazanët ndot ajrin.
Rama: Vija e bregdetit të Shqipërisë mund të përfitojë çdo vit e më tepër. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër dhe të urresh bashkëkombasit që nuk urrejnë si ti, por është të paguash detyrime që të takojnë dhe të ruash mjedisin që nuk të takon ty, por gjeneratës tjetër. Në qershor të vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i qeseve plastike që janë kthyer në makth.
Prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual do të sanksionohet me zero tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë por duhet të ishim të parët që duhet të kishim bërë. Do të anulohen lejet për mbetje të riciklueshme kazan më kazan duke nxjerrë mbeturinat duke ndotur ajrin e duke ngritur pirgje kuturu. Mesazhi im për industrinë për përdorim me blerje pakice është të mos kërkoni asnjë lëshim për këtë qeveri. Keni 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimit. 1 qershori i vitit të ardhshëm do të jetë çlirimi nga qeset plastike. Kjo duhet të ndryshojë me çdo kusht.