Gazetari Nikoll Lesi tregoi skenarin se si do të përfundojë PD pas përjashtimit të Sali Berishës. Lesi theksoi se sipas informacionëve të tij Berisha ka bazën e PD, por pavarësisht kësaj mbështetja e tij nuk do të merret parasysh dhe kjo sipas tij do të çojë demokratët para selisë blu.
Flamur Noka dhe Edi Paloka do rrethojë PD dhe “përfundimi do jetë një përplasje fizike mes dy bastioneve”, tha ai.
“Sipas meje vendimi i Bashës është shumë i fortë. Ky është vendimi më i fortë në 30 vite për një kryetar partie.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që djali politik të therë babanë. Është mosmirënjohje e hapur dhe s’ka sens burrnor. Edhe në politikë ka një sens burrnie.
Po të isha në vendin e Bashës do kisha dhënë dorëheqjen e padiskutueshme. Ai ka ardhur nga familja e Berishës, u bë deputet, ministër, iu dhurua bashkia, iu dha dhe PD.
Nëse do kishte dhënë dorëheqjen nuk do kishim arritur në këtë pikë. Berisha nuk do tërhiqet. Berisha sipas informacioneve që unë kam ka shumicën e bazës pro vetes.
Në zonat e veriut nga 10 veta 1 ishte me Bashën, shumica është me Berishën. Por Basha ka vulën, ka amerikanët pas vetes. Berisha ka për të mbledhur firmat dhe nuk ka për t’ia njohur njeri.
Do shkojnë demokratët e Berishës para selisë dhe nga “Rama ik” do kalojnë në “Basha ik”. Flamur Noka dhe Edi Paloka do rrethojë selinë blu dhe përfundimi do jetë një përplasje fizike mes dy bastioneve.
Policica do jetë me Bashën dhe në këtë sens unë shoh që për opozitën është tragjike. Kisha menduar se opozita do ishte serioze, fakti që u përcanë është tragjike për opozitën dhe demokracinë.
E gjithë kjo çon ujë në mullirin e Ramës. Përfundimin ta thash do jemi aty për ta parë këtë”, tha Lesi në emisionin “Të Paekspozuarit”.