Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të ri, ku 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit u ulën në vendet përkatëse.
Siç e përcakton edhe rregullorja e Kuvendit. Drejtuese e seancës së parë plenare është deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo, nga radhët e PS-së.
Kjo seancë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.
Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.
Momente nga mbajtja e Himnit Kombëtar në Kuvend. Ndërkohë dje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.