Vesa Luma dhe Big Basta janë ndër çiftet më simpatike shqiptare që arritën të vjedhin zemrat e fansave të të gjitha moshave, falë talentit, vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura dhe muzikës së mirë. Dy artistët jetojnë prej disa vitesh në Zelandën e Re, së bashku me të birin Lian, duke na munguar jo pak me prodhimet e tyre. Më në fund pas dy vitesh, këtë verë ata erdhën në Shqipëri e po kalojnë kohë me të afërmit e tyre.
Ndërkohë, sot festojnë përvjetorin e 6 të martesës. Këngëtarja ka kujtuar këtë ditë të veçantë duke publikuar një foto nga dasma në Instastory. Në mbishkrimin e fotos ajo ka lënë të nënkuptohet se së shpejti mund të kemi ndonjë ceremoni tjetër nga dyshja, sepse ata kanë menduar që të ribëjnë betimet e tyre.
“Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 6 vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të ribëjmë betimet tona të dashurisë”, shkruan Vesa.
Epo, shumë urime për Vesën dhe Gerin.