Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e marrë nga kreu i PD, Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar. Mbi videon e publikuar, kur shfaqet Lulzim Basha teksa jep vendimin e përjashtimit, Berisha i bën thirrje demokratëve për bashkim ndaj vendimit të Bashës, të cilën e cilëson si amoral e antistatutor.

Postimi i Sali Berishës: Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb