“Njeriu dhe arkitektura”. Ky është imazhi më i ri i pikturuar nga artisti korçar Arjol Pepi në fasadën e një pallati në kryeqytet, duke iu shtuar muraleve të tjera që i kanë dhënë jetë dhe ngjyra Tiranës gjatë javëve të fundit.

Ky imazh, (skulpturë e artistit italian Matteo Pugliese) ka si qëllim të sjellë në një mënyrë artistike raportin midis njeriut dhe arkitekturës në një gjendje të mbetur pezull, ku figura të krijon idenë sikur po del ose po hyn në fasadën e pallatit.

Piktura “Njeriu dhe arkitektura” të fton të reflektosh mbi ndikimin që ka njeriu tek arkitektura dhe anasjelltas.