Kur vjen puna tek besimi dhe gatishmëria për të qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe pa interes janë të rrallë personat që e bëjnë. Sipas Astrologjisë miqtë më besnikë iu përkasin këtyre shenjave
Gaforrja-Gaforrja është tipi i personit të cilit i pëlqen të mbajë marrëdhënie e miqësi për gjithë jetën, kështu që bën gjithçka për të kënaqur njerëzit për të cilët ka konsideratë. Ndonjëherë lë mënjanë dëshirat e veta për të ndihmuar ata që kanë nevojë, por vlen një këshillë: mos i zhgënjeni këto shenja sespe nuk falin dhe e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë afër njerëzve që kanë tradhtuar besimin e tyre.
Virgjëresha-Virgjëreshat konsiderohen një shembull përgjegjësie që duhen ndjekur nga të gjitha shenjat e tjera të zodiakut. Janë të besueshme dhe të ndrshme, nuk do të ishin kurrë në gjendje të tradhtonin dikë, janë të kujdesshme e të përkushtuara. Nëse dikush pranë tyre do të donte të kishte besimin e tyre, do të fitonte një mik të përjetshëm dhe një aleat besnik.
Akrepi-Akrepi është mik i çdo rasti, sidomos i momenteve më zbavitëse të rutinës. Akrepi arrin të gjallërojë çdo ambient me përzemërsinë dhe energjinë e tij vitale. Mund t’u besosh në çdo moment, por mos abuzoni me vullnetin e tre të mirë, sepse si vetë kafsha që simbolizojnë në zodiak, kjo shenjë di të jetë helmuese nëse dikush e trajton keq.
Bricjapi-Bricjapët thjesht nuk i konceptojnë dot sjelljet e njerëzve të papërgjegjshëm, kështu që kujdes kur keni të bëni me ta. është tipi i mikut që të ndihmon shumë për të organizuar udhëtimin tënd ose jetën tënde financiare. është shumë i zoti për të të mësuar të jesh perfekt si ai.
Ujor-Ujori ka një zemër të mrekullueshme, e kupton që të gjithë mund të gabojnë, kështu që nuk e ka problem të falë dikë që ka gabuar me të. Ndihet mirë kur punon në grup dhe është në gjendje t’i motivojë të tjerët me entuziazmin e tij. është një mik i mirë dhe anëtar i familjes që e vlerëson besimin që i jepet, kështu që bën më të mirën e tij për të mos zhgënjyer një person të shtrenjtë.