Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua ndikimi i vjehrrës/vjehrrit në marrëdhëniet në çift. Debati nisi pas postimit të Mira Palkolës, e cila iu bëntë thirrje çifteve t’i jepnin drejtim jetës së tyre larg pranisë dhe ndërhyrjes së prindërve.
Mirëpo Mevlani nuk ishte plotësisht dakord. Sipas tij, nuk është fatkeqësi që gruaja të bëjë punët e shtëpisë dhe të ndihmojë vjehrrën. I pyetur nga Bieta nëse do të dëshironte të jetonte në të njëjtën shtëpi me prindërit pas martesës, Mevlani pranoi që po. “Unë besoj që nëna dhe babai janë gjëja më e shtrenjtë në jetë, kështu që përderisa ndenjëm aq vite me ta dhe na rritën, si t’i braktisim tani. Ka shumë raste kur vajzat vënë kushte për të mos jetuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrën që në fillimet e njohjes. Nuk bën kjo!”, u shpreh ai.