Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak çaste më parë një video nga një tubim i shumë viteve më parë, në atë që duket të jetë një mesazh drejetuar kreut të PD-së, Basha. Ndërsa flet para një turme të madhe mbështetësish, këta të fundit këndojnë vargje nga kënga patriotike ‘O trima luftëtarë’ e Thanas Floqit. Gjëja tjetër që bie në sy është se ai shoqërohet në podium nga ish-zyrtarë të PD-së, që sot janë të larguar mes të cilëve dallohet Jozefina Topalli, një kritike e ashpër e kryedemokratit Basha prej shumë vitesh. Nderkohe qe mund tre evidentohet fakti se nje thirrje te tille me marsh ushtarak, Berisha e ben pikerisht me 14 shtator, diten kur 23 vite me pare pas vrasjes se Azem Hajdarit, ishte vete ai qe bashke me demokratet e inatosur tentoi nje grusht shteti duke pushtuar kryemninistrine dhe Televizionin Shteteror. Nderhyrja e nderkombetareve e bllokoi marrjen e pushtetit me dhune, nderkohe qe per disa dite tanket e rrembyera nga protestuesit demokrate qendruan para selise se PD.

“Se mjaft në robëri O e mjera nënë Shqipëri O djem rrëmbeni pushkën e Ja vdekje, Ja liri!”­ – janë disa nga vargjet që dëgjohen të këndohet në video.

Ish-kryeministri ka kundërshtuar ashpër vendimin e kreut të PD-së, Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Ai tha se ky është një pazar i ndyrë e i fëlliqur mes Bashës e kryeministrit Rama. Po kështu Berisha ka theksuar se do nisë turin në bazë për të rrëzuar atë që e quan një vendim nul nga ana e Bashës. Berisha ka thënë se vendimi është thikë pas shpine për PD-në e demokratët në mbarë vendin, është një goditje e rëndë për partinë dhe është marrë duke shkelur statutin e saj.