Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur për sa kohë Serbia është pjesë dhe nuk njeh Kosovën.

“Nuk mund të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendet tona theksova se janë 4 elementë të domosdoshëm që të ketë paqe e stabilitet, sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta është demokratizimi. E treta është ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon në liri kriminelë të luftës, e katërta është reciprociteti, i pakicave kombëtare në kundërshtim me hegjemoninë. Sa i përket Serbisë, status i Kosovës nuk është i disktueshëm , e theksova se nuk mund të kthehet para vitit 2008, duhet të kujtojmë se gjatë periudhës 2008-2012 nuk ishte e plotë pasi ishte e mbikëqyrur dhe ishin perëndimorët që hoqën mbikëqyrjen. Ne jemi për marrëdhënie të mira rajonale, por nuk mund të kompensohet as me shtetësi as me territor për Serbinë për humbjet si shtet që i ka kushtuar regjimi i Milloshevicit duke theksuar se krimet ndaj luftës janë gjëra që nuk do të harrohen kurrë dhe nuk do të ndalemi për të kërkuar drejtësi. Para disa javësh dua të kujtoj se presidenti serb mohoi masakrën e Reçakut të kryer në Kosovë. Ankesave të Serbisë për humbjet nuk mund t’i kompensoj. Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për integrimin në Balllkan. Ballkani nuk është as 6 por është së paku 12 shtete. BE duhet të jetë, dallimi mes procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është se në të dytën se kemi BE, po ashtu duhet theksuar se Kosova është një shtet i pavarur që të gjithë ne duhet të angazhohemi pavarësisht BE”, tha Kurti.

“Ne jemi për marrëdhënie të mira bilaterale. Jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë. Çfarëdo mirëkuptimi për mosnjohjen e Kosovës i kushton Kosovës. Ne do të kemi takim edhe mes dy qeverive me atë shqiptare. Gjatë takimit që patëm unë e falënderova kancelaren për rolin e saj. Ne nuk e konsiderojmë në interes me një Serbi që mohon krimet e s’na njeh pavarësinë e të bëhemi bashkë, të marrim vendime bashkë. Nuk duhet të ndryshojë Kosova por Serbia dhe bëjnë gabim ata që mundohet që të ushtrojnë tension mbi Kosovën. Është detyrë e secilit shqiptar që të ushtrojë presion mbi Serbinë”, theksoi ai.