Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë më 13 shtator në Gjenevë një konferencë për të ndihmuar Afganistanin. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë njoftoi se në Gjenevë do të mbahet një konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë me qëllimin për të plotësuar fondin e nevojshëm për vazhdimin e ndihmave humanitare jetësore në Afganistan. Dujarric theksoi se edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të udhëtojë drejt Gjenevës për të marrë pjesë në këtë konferencë.

OKB-ja ka nevojë për një fond prej 1,3 miliardë dollarë për të vazhduar ndihmat humanitare në Afganistan, por që deri më tani janë plotësuar vetëm 39 për qind e këtij fondi. Ndërkohë thuhet se OKB-ja ka paralajmëruar se në Afganistan mund të përjetohet rreziku i kat ast rofës humanitare dhe se 38 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Zyrtarët e OKB-së theksojnë se një në çdo 3 qytetarë të Afganistanit nuk e dinë se nga do të vijë vakti i ushqimit të ardhshëm. Sipas kësaj, rreth gjysma e fëmijëve afganë nën 5 vjeç parashikohet se mund të përballen me ushqyerje të pamjaftueshme serioze brenda 12 muajve të ardhshëm. Talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul, pas procesit që filloi këtë vit me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistanit në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur mes SHBA-së dhe talebanëve dhe gjithashtu talebanët morën nën kontroll qytetin pa konflikte pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht. SHBA-ja më 31 gusht përfundoi procesin e tërheqjes nga Afganistani.