Finalizohet operacioni policor i koduar Laboratori, ndersa ne pranga kane rene 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit, bënë me sije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale Kontrabanda me mallrat e tjera, Fshehja e të ardhurave dhe Mashtrimi; E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale Fshehja e të ardhurave dhe Mashtrimi, E. Ç, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale Fshehja e të ardhurave dhe Mashtrimi.