Erion Braçe ka reaguar për traditën e shqiptarit të të hedhurit të parave në dasma. Përmes një shënimi në instagram, Braçe thotë se ata që bëjnë spektakël me para në dasma nuk kanë respekt për mundin, djersën dhe paranë e ardhur prej tyre.
Postimi i plotë: HARE E MADHE! DASMA GJITHANDEJ! Dhe patjeter; KULTURA MIZERABEL E GJUAJTJES ME LEKE TE NUSES E DHENDRIT, MADJE DUKE UA NGJITUR ME PESHTYME NE BALL, VIJUAR ME HEDHJEN E LEKUT NE AJER NE KERCIM E SIPER PER TE DESHMUAR STATUSIN E PARASHUMIT NE MES TE SHOQERISE E KRUSHQISE, SHOQERUAR NGA NJE MUZIKE E TMERRSHME!
Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje. Dhe nje gje mendoj; Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij, qofte ky dhendri apo ajo nusja! Por edhe sa pak respekt ka per TE ARDHURAT, parane ne kete vend!! Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma; Por nje gje e di fare mire: Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre! Aaaaa dhe nje gje; Sa i madh eshte polarizimi jo vetem pasuror, por edhe kulturor ne kete vend!