Ajo mbushi 40 vjeç por vazhdon të jetë një diva. E tillë do të jetë edhe nëse mbush 100! Këtë 40-vjetor, Beyonce ka nxjerrë më shumë mësime nga jeta dhe i ka shkruar vetes një mesazh që duhet ta lexojnë të gjithë. “Sa më e pjekur bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Kam një liri dhe çlirim duke e ditur se ia kam dalë në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë, për të mbjellë gjithë jetën time.
Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që unë mundem të kem një kuptim sesa e brishtë është vërtetë jeta, sa e vështirë mund të jetë ajo ndonjëherë dhe për këtë arsye, sesa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilët në kohët e mira. Mendova se e dija atë kur isha 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija. Unë jam shumë mirënjohëse që jam RRITUR! Kjo ka qenë absolutisht më e mira që kam ndjerë në jetën time”- ka shkruar Beyonce, duke frymëzuar femrat në mbarë botën.