Matt Hancock, ish sekretari i shëndetësisë për Mbretërinë e Bashkuar, i është drejtuar Alpeve Zviceriane së bashku me të dashurën e tij Gina Coladangelo për një pushim romantik. Ish ministri 42 vjeçar dhe Gina Coladangelo, 44 vjeçe janë përpjekur të mos bien në sy dhe kanë zgjedhur një dhomë £87 nata në resort të fshehur në mal në Villars-sur-Ollon, afër Montreux.

Fotot tregojnë dyshen teksa dalin për të darkuar me një grup miqsh. Hancock mbante një kapele bejzbolli dhe një maskë kurse Coladangelo ishte e veshur thjeshtë, me xhinse. Këto janë pushimet e tyre të para në çift që pas skandalit ku të dy shfaqeshin duke u puthur edhe pse të martuar dhe në thyerje të rregullave anti covid.